Montag, 6. Mai 2013

Xhemajl Rudi: Poezi

 
FJALA

 Lehtë nxirret,
vështirë për ta gjetur peshoren.
Lehtë ipet,
vështirë për ta gjetur djersën.
Lehtë zbukurohet,
vështirë për ta gjetur të menduarën.
Lehtë thuhet jo,
vështirë për ta gjetur Po-në
Lehtë thuhet po,
vështirë për ta gjetur jo-në.
Lehtë thuhet: kam gjuhën,
vështirë për ta gjetur Fjalën.
 
 
 
 
 
VENDLINDJA

Te mora ne doren time
si nje flutur
me ngjyrat e krejt botes tende

Te mora ne krahet e mi
si mjellmen e liqenit
ty dhe qiellin tend dhe ererat e tua

Të mora ne zemren time
kudo te vura si lule
ne krejt kopshtet e botes ti ishe e vetme

Te mora ty ne shikimet e perjetshme
si henoren e tana moteve
si ne syte e dritares shkelqeje dhe kudo te merrja me vete

2007
 
 
 
 
ASKETI I FJALËS

-Naim Frashërit-

Nje zemer eshte te syte
dhe
ajo ndrite e ndrite e ndrite
dhe
eshte deshire e lumturise
dhe
eshte kenge e dashurise
dhe
eshte shpirt te qiell i d`lirë
te
dore e tij
te
preher i tij
te
fjale e tij
te
kohë e tij
te
moshe e tij
te
hon i tij
te
varre i tij
te
vese e tij
te
syri i tij-pikon drite e dashurise gurit te tij
 
 
 
 
PO VJEN

Po vjen nje nate
me muzg te rend
pa drite
pa yje
pa hene
Po zhytemi ne erresire
diku ne naten e gjate
pa kandil
pa xixellonja
pa nje enderr qe na ban me u zgju
Po vjen mesnata
dhe nuk ndrite ende asgje
dhe kandili eshte i fikun
dhe xixellonjat kane perendu
dhe hena eshte fshehur pas mjegullash
diku tej bregut te nates
Po vjen tu u ba nata si katran
me pas thone do te ndrite nje yll
dhe nje enderr do te shkelqen tu u ngjize ne agim

2005
 
 
 
 
NJË FJALË

 Nje fjale ta dhash
dhe
ti e bere kenge
Nje enderr ta zgjova
dhe
ti e bere nje bote te kalter
Nje deshire e ngjiza ne ty
dhe
ti e plotesove nje sonate te mbremjes
Një tufe lulesh ta solla nga ato te kopshtit te blerte
dhe
ti u mbushe fryme
me deshira te kaltera me endrra dhe me pasione te medha
 
 
 
 
NË MALIN E SHENJTË

(Baba Tomorrit)

Aty u pagëzuan
vetë perënditë
me shenjtërinë e tij.
prandaj dhe njerëzit
filluan dyluftimin
për t`i grushtuar,
mundur
dhe flijuar
për veten e tyre
që të gjithë.
E lumi
s`mund të bënte
më shumë
se ritmi i burimit
të valëve
nëpër gurë.
 
 
 
 
ATDHEU
 
Atdheu
eshte udha e brigjeve pafund
nen syte e thelle te tri-koheve
Eshte Kembana e tingujve te hijes sonë
atdheu eshte shenja e shejt dhe emri i amshimit tone…
 
 
 
 
NJË MURG I FJALËS

 (për,Dritëro Agollin)

 Ai rinohet gjithnjë e më shumë
e shpirti i ndritë si një zog prej qielli
edhe pse vitet ecin si valët në një lum
Ai prapë këndon në mëngjes dhe në mbrëmje
në dritë të hënës këndon dhe në muzg,
ai flet me atë, dhe me vetën flet,
si ngjyrë zemre ështe i tëri i përjetshëm është një murg
te udha e gjatë që nuk ka fund,ai si deti është si valët me shkumë
 
 
 
 
VENDI IM

 Kur vendi im u shpall shtet
u ndjeva i lumtur dhe i njejte me gjithe boten
por jo i plote
Dhe me pas pikoj nje mall
nje mall i madh
si nje breng e thelle ne zemer...
Ishte nje peng qe grryen perhere,
grryen e grryen ne çdo çast,
si nje hije ne nje mal
aty larte ku ndrite nje emer ne nje flamur me shkab te lasht
 
 
 
 
ARBERI

 Nje toke e lakmuar ke qene gjithmone
dhe me luftera te medha e ke mbrojtur veten
me heronje e me shkaben e moteve te medha
me flijime nder beteja pafund-tu rilindë si zog i qiellit
dhe fjala jote mbeti e shejt,si toka arberore,si gjuha jone
tu e barte kuroren neper shekuj si Agroni,Teuta e Gjergji...
 
 
 
 
ATY JANË KOHËRAT

 (Adem Jasharit dhe familjes)

 Aty eshte nje vend
i lashte
i lashte sa koha kur ka nise me rrjedhë
aty ka zene rrenje
edhe njerezimi edhe vendi ka fillu me u bleru
Dhe guret heshtin aty, si fjala e tyre e pathënë
si kodrat qe i mbajne siper tana shenjat e moteve
dhe guret jane shenja te tyre
jane varre
jane fjale dhe heshtje
jane jehone e te bemave te koherave
te atyre qe valeviten ne nje flamure
ne nje shkab te lare prej gjakut te fisnikeve
Aty çelin pranverat,
aty pikojne mall lulet,aty eshte kuptimi i tana Lavdive
 
 
 
 
 
MË PRIT
 
Me pritë
nje dite do te vije
dhe te ty do te jem si ne kraheroret
e eres e te qiellit tend te pafund
Me pritë
jame udhes tende qe kure
kam perpara hone dhe brigje, mjegull dhe shqote
por do te vije ku ze hena me ndrite ne mbremje
dhe ne dritaret e tua do te trokas si nje vese e lehte e endrrave te blerta

2007
 
 
 
 
ÇMENDURAKJA
 
çmendurakja
e ashper
si furtuna e valeve te larta
qe me permbyte ne varken e zemres
si nje stuhi e lugjeve te egra
qe ka lule thumbuese si e bukura
te trupi i petales
si syte
te therre e eger
e buzeve te flakura
si nje verbim
si nje shikim i terbuem
ne eren e endjes
nje hije qe te perbin ne thellesine e dhimbjes
ti e çmendura
ti zeri
ti je thellesia e terbimit
qe qeshe deri ne paharrim
kendellesh si trishtimi
ne egersine tende si nata
qe sperendon asnjehere nga kujtesa
 
 
 
 
KUR U SHFAQE

 Kur linde ti ne syte e mi
si nje enderr
ishe e prarume
ku fillon kopshi me çele
dhe befas mbin nje lule

Kur linde ti ne zemren time
u rrenjos pamja jote
thelle e thelle
n`guva te nates,se si ndriçove

Dhe per ty kam mendu
ishe dhimbje e pakufi
as larg teje s`mund te isha, as afer s`mund te te mos kisha

Kur linde ti
si te ishte hapur bota,si vet qielli t`kish agu
dhe udhetare ti mu bere,si mes lulesh neper hone tu ndritesu
kur del hena qiellit te saj,
ajo n`dritare vjen e duket,dhe syrit tend tretet ngadale
 
 
 
 
 
TË THEM SE TË KAM DASHUR

 Të them se të kam dashur,
ma shumë zemra ka rrahë për ty,
tingulli i saj më ka zgjue çdo çast,
për ty,
vetëm emrin tënd tu e përmend
Të them se të kam dashur
por fryma ma shumë ka folë për ty,
shpirti ka piku në zemër, si prej syve të tu
dhe ëndërrimet për ty,
ishin ato,që më kanë vënë shtigjeve të dritës, pranë syve të tu...
 
 
 
 
 
KANDILI NĖ QELQ

Pak dritė shikonim
mbėshtjellė nė qelq
fundėsive tė mugėta.

Mbi supe na rėndohej
peshė e mbrėmjeve tė ashpra.

Rrugės drejt dritės
bėnim nga njė hap me tokėn,
afroheshim bashkė me dheun.

E reve tė errėta,
lidhur flakė e dritės me shkėlqimin e yjeve
na humbte,
vazhdonim ta shihnim nė pjesėt e xhamta:
thurur me fijet e rrezeve tė diellit pėrflakej,
dhe tymin kah dilte grykės sė llampės
e varej sipėr natės sė egėr.

Ne ecnim tė plagosur, ecnim,
ngjitur boshtit,me tė tri kohėt,
drejt kandilit-
-ku ruhet thellė diku fshehur
pėrftuar qenies sonė.
Tranë, 2001
 
 
 
 
LIBRARIA
..
Dhe
libraria e lagjes i ka shekujt ne rafte
Tej fjales
tej zotrave
tej te gjitha moteve
Tej endrrave qiellore
shtigjeve te pafund te njohjes
me pikepytjet si fanaret ne duart e kohes
Ku ndritin si ne vigun e blerte
siper epokave zhytur n`humnera
thelle ne detin e krypes se kalter
...
2007
 
 
 
 
NË SHIKIMIN TËND

 Me more ne syrin tend
dhe humba i teri ne ty
ne qiellin e syve te tu
ne driten e verbimit tend
qe shkelqeu
ne syte e mi dhe me nuk pashe asgje pos teje
Me more ne qerpikun tend
dhe vese e mengjeseve tua u bera
dhe agu ishte ne ty si shikimi yt i thelle ne guvat e syve te mi
Me more ne zemren tende,ne ngjyren e fjales tende
u trete ne endrrat e tua,diku ne honin e madh te zemres time
si tingull i fjales pikonte mengjeseve per ty,ishte zeri yt i heshtur
dhe i heshtur mbeta gjithnje,si ne enderrimet e tua qe zgjohen e vijne pafund
 
 
 
 
FILLIMI
 
Një
Një puthje ti zgjon njëzetë dëshira
një natë ti zgjon njëmijë ëndrra
një orë është një çast
një minut është fillimi i të gjitha fillimeve
 
 
 
 
ANDJA

 Buzve rinore
qi s'dijn asnji fjale,
qi 'smund ta ndalojn asnji tingull
qi vjen si rrebeshi i lashte.
Dikur te harmonia e lires n' gishtat e holle te pulebardhes,
si telat e mendafshit n' pamjen e ftyres se saj,
ku ndaleshin zogjte dhe ndigjonin me zili frymemarrjen
ardhje-shkuemjet e njipasnjashme si prej qiellit,
qi treteshin te gjethet e pemes,
dhe n' blerim ciceronin si n' skenen e koncertit te eres
 
 
 
 
HESHTUR FLASIM

 Edhe mali eshte me hije
edhe ai eshte i ftoft
eshte i ngroht eshte dhe zjarre
dhe me debore eshte akull dhe re qiellit larte
Ashtu si pisha ne bregore
te nje shkemb ku qendron,ka etje ajo edhe ftoht ajo ka
ashtu si une
ashtu dhe ti
jemi larg dhe afer jemi,jemi hije dhe drite leshojme
si nje mal dhe si nje pishe nen yjet t`qiellit
ndjejme dhe falim dhe kendojme dhe nen hene heshtur qendrojme
ti dhe une,si une dhe ti,
larg dhe afer jemi te dyte heshtur jemi heshtur flasim pa u ndi
 
 
 
 
DESHA TË TË THEM

 Desha te te them e dashur
te dua
asgje ma shume, as ma teper
asgje
vetem se dashuria eshte e vetmja enderr
qe na merre me vete
dhe na trete te dyte ne preherin e saj si prej heneze
Te dua
desha te te them e dashur, dhe vetem te jemi udhetaret e kohes
dhe hije dhe drite dhe kalerim
te jemi
ne te gjitha deshirat qe nuk kane fund, as fillim as permase nuk kane
 
 
 
 
 
LEKURA JOTE

 Lekura jote me therret pas
dhe ne hije me ve zvarre
dhe me ndeze, e me malle me perkedhele
ti je hije qe ve flaken, ne zemren time e hap plagen
dhe me bene te te vuaj,dhe pas teje te te vije, dhe deshiren te ta shuaj
Kush je ti moj e uruar,
qe me merre me ato duar,dhe me trete diku si ftua
dhe harroj gjithçka ne mua,
se pas teje kam haperuar, jame verbuar,
je e nemur ti e bekuar, apo mallkim je - moj e harruar
 
 
 
 
 
NDRITE HENA

 Do te vije te ti pa u ndi
dhe ne preherin tend do te jem
si nje hije e nates nder buzet e tua do te ndjehem
dhe zjarit tend do ti fryje si erazave me lule
dhe do te jesh e shtrire dhe do te ndrite trupi yt
tu u kthjellue si ne valet e endrrave te nates se pupurte
si nje varkatar tu e pushtue liqenin e kalter
drejt agut te zemres ne skajin tjeter te valeve
aty ku e tera eshte ne te blerten tende,
ku del hena qiellit si mes resh
tu ndritë ne dritare si nje zjarr i prushur ne breg te kalter
 
 
 
 
 
DASHURI
 
Dashuri
nuk e di që të kam dashur
ndonjëherë
se kam kuptuar anjëherë, as dhe sot
nuk e di se si je
se si dukesh nuk e di,ç`përmasë ke, as formën tënde
Por veç një gjë unë e di
se pa ty kurrë s`mund të rri,trupit tim je kudo
dhe vetë se di
dhe nuk di si të të heq, dhe pa ty si mund të rri nuk e di
 
 
 
 
 
KUR VIJNE ZOGJTE 

 Kur vijne zogjte dhe ngjajne ne ngjyren tende
dhe ne zerin e kengeve tua, si qiellit te zemres tende
ku nis stina e kthimit te fole e tyre,ne blerimin e çdo gjeje
ne kepin e endrrave tua, ndalen si ne detin e shpirtit tend,
qiellit te kalter ku shkojne e vijne, prape ngjyra zogjesh te pafund