Samstag, 27. April 2013

Hivzi Nela: AMANET, POEZITË...

 
Havzi NELA (1934 - 1988 )


AMANET, POEZITË...

(Sipas Bedri Çokut, që bashkëvuajti me të - pjesë e shkëputur)

Vetëm një porosi dua të të lë, vëlla, Shukri : Amanet poezitë e mia që ti vetë i ke fshehur. Nëse vdes para se të çlirohemi nga kthetrat e komunizmit, ato nxirri nga dheu ku i ke groposur dhe dorëzoja cilido nga bashkëvuajtësit e mi. Nuk po të them ndonjë emër, sepse nuk e di cili nga ata do t’ia arrijë asaj dite… Por, kam besim se fitorja e jonë do të jetë e afërt…Poezitë e mia do të botohen një ditë…Edhe këto që kam shkruar këtu, në internim.
 
 

 NUSE MË DHANË ROBNINË

Jo or jo, njizet vjet burg nuk u mjaftuen
S’u ngopën ushunjëzat, xhelatët mendjemarrë;
Më ndoqën kamba-kambës, lakun ma shtrënguen
Më ndoqën gjithë jetën, pse jo deri në varr!

Ma hoqën përgjithmonë, të shtrenjtën, lirinë,
M’i hoqën të gjitha, kot kam mbetë gjallë
Shtëpinë ma rrënuen, nuse më dhanë robninë
Më lanë pa vajzë e djalë, më lanë të qaj me mall.

Gjithë jetën vetmue, larg prej njerzve t’mi
S’paç me kë lazdrohem, kujt t’ia them nji fjalë
Trup e shpirt plagosur, s’gjeta kurrë qetësi,
Sot në moshë të shkueme, maleve kam dalë.

Nëpër male t’Arrnit, pa anë e pa fund,
Në këto shkrepa e thepa që s’ke ku ve kambën
Më përplasën, më rrëzuen, ma randë se gjithkund,
Më rrëzuen mos me u çue, o zot banu gjamën!

E prap s’kanë të nginjun, xhindosen kur më shohin,
Thue se u zuna fronin, u prisha humorin,
Më vrejnë me inat e fort mirë më njohin,
Nuk më thyen kurrë, jetën krejt ma nxinë.

Arrën, tetor 1987



KUR TË VDES

Kur të mësoni se kam vdekë,
Kur të thoni: “Ndjesë pastë!”,
A e dini se çfarë kam hjekë,
Unë, poeti zemërzjarrtë?

Kur të pyesni: “Ku e ka vorrin?”,
Kur t’kërkoni me ma gjetë,
Thoni: “Ai urreu mizorin”,
Thoni: “Dheu s’ka me tretë!”.

Thoni: “Ai e deshi jetën,
Jeta n’vuejtje e dërmoi”,
Thoni se ka mbrojtë të drejtën,
Grusht tiranësh nuk duroi.

Thoni: “Desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim,
Provoi prangat, t’errtë qelinë,
Për të mjerët lëshoi kushtrim”.

Thoni: “Dritën ai kërkoi,
E vetë dritë nuk pa me sy”,
Thoni: “Për njerëzinë këndoi
E për vete mbajti zi!”.

Thoni se e qorroi terri,
Thoni: “Dielli nuk e ngrohu”,
Thoni se e trishtoi tmerri,
Ai të shtypunit i tha: “Çohu!”.

Kur të vijë, të çelë pranvera,
Kur bilbili nis me këndue,
Mbi vorr tim me gur’e ferra
Nji tufë lule me ma lëshue.

Prekni vorrin, mos ngurroni,
Kush ka lindë, ai ka me vdekë,
Veten ju kur ta ngushlloni
Thoni: “Gjallë kërkush s’ka mbetë!”

(Qafë-Bar, me 5 shkurt 1983)




NË QELIT’ E BURGUT

Në qelit’ e burgut pa ajër e pa dritë,
Fryma po më merret, m’janë terrue sytë.
Po dergjem i mjeri, mbahem, rroj me shpresë,
Jeta m’u randue, dëshirë nuk kam të vdes.

Mishnat po shkallmohen, kockat më kërcasin,
Barkun gjithmonë unshëm, policët bërtasin.
Pres t’afrohet ora, pres të hapet dera,
Pres t’më sjellin ngranjen si kafsha e mjerë.

Unshëm ulem ha, ma unshëm kur çohem,
Nuk qahem pse soset, skamjes s’i nënshtrohem;
I nënshtrohem ligjit, jetoj me rregulloren,
Dhe po t’jesh lypsar s’ke kujt t’ia shtrish dorën.

Dit’ e net i mbyllun si zogu n’kuvli,
Për shtrojë e mbulojë me tri batani!
Batani të vjetra, as njena as tjetra,
Gjith pluhun e llum, janë ma trashë se letra.

Kur vjen orë e gjumit, kur shtrihem me fjetë,
Mendja m’arratiset, shpërndahet si retë,
Po merr fushat, malet, ikë më le mue t’zinë
Fluturon e s’ndalet, s’e duron robninë.

Sa n’nji krah në tjetrin, ikë nata, kalon,
Mpi e fort ligshtue, polici më zgjon!
Lind nji ditë e re krejt si ditët e tjera,
Unë shpend i ngujuem, pres të hapet dera.

Ah, kjo derë e randë, kjo qeli kobare!
Ma cfilitën trupin, zemra s’ndihet fare;
Me durim përgjoj kur do t’ma hapin derën,
Po e pres lirinë si zogu pranverën
 
_____________________
Marrë nga revista "Agmia"

4 Kommentare:

  1. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni martesë të qetë.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.

    AntwortenLöschen
  2. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë se Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
    1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
    3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
    5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
    Whatsapp: +2348032246310
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    AntwortenLöschen
  3. Emri im është Elfrida. Kur burri im më la, isha i shokuar dhe i zemëruar dhe nuk e mbajta veten për shumë muaj. Bëra gjithçka që munda për ta kthyer atë, por pa dobi. U nisa për në një qytet tjetër me shpresën se do të mund të filloja përsëri. Takova një burrë tjetër me të cilin u përpoqa të isha me të, por nuk funksionoi sepse nuk mund ta dashuroja. E dija që ende dua dhe dua që burri im të kthehet tek unë. Kështu që fillova të kërkoja ndihmë dhe më pas gjeta MAGJIKËN E BARDHË, nga pikëpamjet e ndryshme që kisha lexuar. Ne biseduam dhe e bëra të kuptonte gjithçka që duhej të dija, besova në të dhe ndoqa procedurat. Ai punoi për mua dhe rivendosi dashurinë dhe lidhjen mes meje dhe burrit tim, dhe vetëm pas 48 orësh siç premtoi, burri im po më kërkonte dhe filluam të flisnim, dhe ai erdhi të më shihte ku jam, dhe bëmë gjëra u ngritëm dhe u bëmë përsëri të lumtur së bashku. WHITE MAGIC është i besueshëm dhe mund t'ju ndihmojë nëse e kontaktoni për ndonjë gjë. Thjesht dërgojini atij një SMS me email: findritualforlife@gmail.com
    Ose WhatsApp: { +2349046229159 }
    { +3550685677099 }

    AntwortenLöschen
  4. Isha me të vërtetë zemra e thyer 💔 kur dashuria e jetës sime më la, ishte e vështirë për mua, pothuajse hoqa dorë, nëse jo për një mik që më drejtoi te një njeri i fuqishëm shpirtëror i quajtur Dr. DAWN, i cili përdori fuqitë e tij të fuqishme shpirtërore për të rivendos martesën time.
    Vendosa ta ndaj këtë për të ndihmuar ata që kanë probleme të ngjashme si të miat ose probleme të tjera shpirtërore. I jam shumë mirënjohës Dr. DAWN.
    👇🏻👇🏻👇🏻
    Telefononi ose WhatsApp Dr.DAWN në këtë numër +2349046229159.

    AntwortenLöschen