Donnerstag, 14. August 2014

Brahim Ibish Avdyli - Cikël poetik

UJVARAT E MALLIT
 
Përtej zërit që dëgjohet
 përtej hapësirës që përmblidhet
 
përtej kodrave të sh qetësimit
 përtej syrit që piketon kohërat
 
përtej mendjes së kujtimit
 përtej dhembjes që e çanë gurin
 përtej dashurisë që kallë ndjenjat
 
e momentet s`mund t`i riktheje
 edhe prej lotit që pikë papushim...
 
derdhen përherë ujvarat e mallit
 të etapava të ikura në pakthim.
 
 
 
FUNDI I KOHËRAVE
 
Më qanë zemra
 në këtë vapë të shekujve
 për fëmijët e vrarë
 në të gjithë popujt
 pa vend dhe hapësirë,
 
shoh vetëm fëmijë
 të shtrirë përdhé
 me doçka të njoma
 sikur presin lodra
 e marrin vdekjen
 me plagë e me gjak
 e dhembje të madhe
 për të kënaqur syrin e qartur
 të bishave njeri,
 
më qanë zemra e mjerë
 me lotë të valë gjaku
 që rrjedhë pa pushim
 nëpër qindra tragjeditë
 të botës së dalur nga vetja
 me emrin gjysëm-njeri
 të shndërruar në monstër
 
kafshon me tmerr
 doçkat foshjarake...
 
Ku është njeriu i vërtetë
 a është dikud gjallë
 nëpër botën e sakatuar,
 
le t`ma ndalë zemrën
 të mos i shoh me sytë e ngrirë
 
se plasa për fëmijët
 bombë në horizont,
 
i dua si diellin
 pa kahje, pa anë,
 pa vend të caktuar
 
edhe fëmijët e armiqve tanë-
kurrë mos u bëfshin si baballarët
 kurrë mos u ngjajshin me vrasje
 kurrë mos ndjejshin
 errën e kobshme të vdekjes
 me hundën e harbuar,
 
të mos shoh viktima
 me rritjen e ndalur
 e doçkat e plasura të pritjeve-
 
në vend se të marrin lodra
 të marrin vdekjen
 me sytë e lemeritur
 nëpër trojet amtare!...
 
Athua, ky është fundi i kohërave
 kjo përplasje pa fund
 pa shpirt
 të fëmijve të viteve-
 
me dogji dashuria për ta
 dashuria për kohën që rrjedhë!
 
Calstorta Sud
 Autobahn Venecia-Trieste,
 25.07.2014.
 
 
NGJALLJA E LUCIFERRIT
 
Si duket, është ngjallur Luciferri
 tani kufomat shëtisin në botën e shashtrisur
 prej tragjedisë në tragjedi
 të përcjellur me nderim nga kuarteri polico-ushtarak,
 askush nuk ua hap dosjen të shohë bishat e veshura
 që rrëzojnë kudo me raketa gra e fëmijë
 që të mos i përtërijnë qindvjeçarët e tjerë,
 ariun e bardhë të Rusisë dhe shimpanzën e zezë të Izraelit
 e nxisin të shtjerrë njerëzimin në një pikë
 thua se Zoti i Madh i ka lënë vetëm ata që të vendosin
 kush është i pari e kush është i mbrami mbi dhé
 e njerëzimit i del gjumi vonë e nuk mund t`ia qëllojë
 kush flet e kush bërtet i pari,
 njerëzimi është njëlloj, ngjyra nuk nxjerrë rol
 i bardhë apo i zi, i verdhë apo me ngjyrë tjetër
 ngjyra e kuqe është zhdukur nga lista e popujve
 fillimi e fundi janë ngatërruar pa shpresë,
 çfarë ngjyre qoftë nëpër damarë i qarkullon jeta
 e thërret kur lind e thërret kur perëndon
 Zotin e Madh me fjalorin e vet të lutjeve
 këto qenie të çuditshme e kanë shkelur në gjoks
 papritur e copëtojnë dhe e presin për shijet e tyre
 ai sikur këlthet me sytë që i mbyllen,
 O Zot i Madh, më shpëto këtë shpirt që ma ke falur
 më ke dërguar të jetoj e të mos copëtohem-
 
si duket, tani është ngjallur Luciferri!
 
Calstorta Sud
 Autobahn Venecia-Trieste,
 25.07.2014.
 
 
 
ÇFARË VARGJESH DO TË SHKRUANTE
 SHPËTIMTARI I YNË, PO TË ISHTE POET
 
1.
 
“Çfarë vargjesh do të shkruaja
 sikur të kisha qenë poet-
 
vargjet e mia janë tretur zhgënjimesh
 për kozmetikë fjalësh
 nuk patën kohë të mjaftuar,
 
ju mund ti quani lirisht antipoezi
 apo blasfermi, heretizëm dhe antikrisht...
 
Ato janë vargje të dhembjes së madhe
 krihët e hapësirës
 hapen e mbyllen,
 
të vërtetën e kam thënë troç
 zbukurimet janë të huaja për to-
shkrihen në vetvete
 plot pikëllim!...
 
2.
 
Ndoshta
 i mblidhni buzët sikur nuk u pëlqejnë
 prandaj, të ndrydhur ndjeheni
 me vargjet e mia,
 
ato e hanë vetveten dhe rrëfyesin
 si mulliri kur sillet pa blojë, në të thatë-
 
mjaft na u ndrydhë fati nëpër duart e padushme
 të djajve të fshehur
 përtej Akerontit!...
 
3.
 
Mos e ktheni kokën anash
 të pëshpërisni-
sytë i mbyllni para të vërtetës
 
athua, si është i gatuar njeriu
 anët i ka pështjelluar për së mbrapshti
 nuk e di çka shkruhet në librat e shenjtë
 
prej fillimit të Biblës
 Kaini e vranë vëllanë, Habilin
 
shkakun e paskan futur të ligat e bukura
 të krijuara nga dhimbja
 duke shkulur brinjtë-
 
për shembull, thonë,
 Eva është krijuar nga Adami
 dhe mendjen e ka briskë të hollë
 
mund ta bindë njeriun ta hajë
 mollen e sherrit
 në pemën e jetës
 
e jeta ti ngjajë jetës sonë...
 
4.
 
Mua zemra më pëlcet
 kur u shoh të shtrirë,
 
kur u shoh të varfër, të mjerë e të përqarë
 të futur mes dhembjesh
 të lidhur
 në agoni,
 
a e dini se prore na shtërngon kjo përplasje
 i riu të vjetrin; i varfër të pasurin
 ta shporë nga e qenia
 
jeta përsëritet
 prej gjenezës së njeriut
 e pikës zero të krijimit!...
 
5.
 
Çudi,
 i shoh genet tuaja
 kudo e kanë paudhësinë,
 
vëllau vëllanë nuk e do
 motra motrën nuk e sheh me sy
 njeriu i fsheh ndjenjat përtej hijes
 dhe fjala e tij shtron djallëzinë
 në vend të së drejtës jetike,
 
në vend të lirisë është paliria
 në vend të pavarësisë është robëria
 me petka të rrejshme të lirisë
 
në vend të dritës është verbëria
 në vend të natës është djalli vetë
 që sakaton çdo gjë që mundet
 në poret më të imta
 e qetësi nuk ka...
 
globi tkurret e ngrehet në pafundësi
 për ta ndalur orën në zemër-
 
vdes për asgjë
 kur s`e pret!
 
6.
 
E shoh popullin tim
 në pasqyren e viteve
 që e shkelin pa mëshirë,
 
ata që e kanë pamjen e njeriut
 mendjen e përdalë
 e shpirtin sterrë
 nën vargonjtë e dhunës
 e lidhin pa mëshirë
 
djemtë ua vrasin,
 vajzat ua dhunojnë
 kur mendojnë se vdesin për lirinë
 për dashuri
 
dhe ndërgjegjen ua vënë të fle
 sa herë përpiqen
 të trembur të hapin sytë,
 
vdekja paqësore u vret me shtat thika
 u quan barbarë, njerëz të egër
 njerëz të dalur nga konturat e botës
 
edhe pse të parët e rruzullit
 pararendësit tuaj kanë qenë,
 
për hirë të krijuesit
 e mbani plisin e bardhë
 
yjet i duani si ëndërrat tuaja
 të cilat ua qet papritur
 kryedemoni
 përtej qetësisë
 
atëherë u ngatërrohen dimensionet
 dhe nuk e dini
 ku është Siriusi...
 
7.
 
Kur do të flisnit për Zotin
 nuk do të kishit
 gënjeshtra fjalësh-
 
e vërteta rrjedhë nëpër teh gjuhe
 
djallëzia u ka përpirë
 u ka shpërlarë
 në tym të hollë shpërndarjesh
 
pa dijen tuaj u ka futur nëpër kthesa
 pa dijen tuaj e çmontoni veten
 
gjithçka që e bëni është kundër jush
 historinë e mbani në mendje
 ashtu si duan kundërshtarët
 dhe veten mund ta quani lugat me bishta
 por arban nuk jeni,
 
i shpikni mendimet e qenies suaj
 për shembull, u duket se nuk keni qenë pellazgë
 dhe grekët e afrikës sikur janë para jush,
 
jeni të krijuar vonë dje ose pardje
 e gjenezën tuaj ua leni armiqëve,
 
më afër Krijuesit është secili
 të gjitha të vërtetat ua grabisin nga duart
 dhe me vetëdëshirë mund tua jepni
 
prandaj, nuk mund ta pranoj shkatërrimin tuaj
 dhe mushkëritë e mia i gris
 në klithje, pa pushim!
 
8.
 
Tradhëtinë nuk e kishit në gjak
 as pabesinë-besën e kishit besë
 para mikut e dhatë gjithmonë,
 
tashmë është shpërfillur koha
 kundër natyrës çdo gjë rrjedhë
 sepse natyra nuk është praktikë e lulëzimit
 artificialisht na krijohet
 çdo gjë me epruveta
 
piktura e ardhmërisë
 pasqyron me ngjyra të pakuptueshme
 tashmë quhen art
 potezat e pakujdesisë
 
ditët na dhjedhin nëpër mote të liga
 derisa ta kuptojmë
 cili luan midis nesh
 
me dhembje po ua them
 kurr nuk e keni kuptuar Atdheun
 por vdisni përherë për lirinë!
 
9
 
Edhe sikur t`ua zbrisja
 Diellin në shuplakë
 nuk do ta besonit se je flas me të drejtë
 
nëse duani të më quani të lajthitur
 ndonëse flas me lot
 
apo shumëçka tjetër e nxirrni nga gjuha
 magjistar, avanturier, shkatërrues...
 
asgjë më shumë nuk do të kishte peshë
 se bashkimi i juaj për Atdheun,
 për lirinë e mirëfilltë
 
zërin e parë të së vërtetës
 zërin e sinçerte!”...
 
 
 
BREZAT E POEZISË
 
-Poetit dhe mikut tim,
 Din Mehmeti.
 
E kem pasur fatkeqësinë
 të digjemi tërë jetën
 me dhembjet
 e këtyre shpirtërave
 në veten tonë
 me ndjenja të kallura,
 
ato nuk na i kuptonin
 vargjet e pëlcitura
 për një këngë
 aq të përjetëshme
 me diellin në shuplakë.
 
Na bashkonte poezia
 e na ndanin gratë
 dhe mosha e artit
 në dy breza të jetës!...
 
 
 
NDARJA MË E DHIMBSHME
 
Ti e dije, o Baca Dinë
 se ta fryeja
 ujin në gotë,
 
sëmundja do të lëshonte
 pak para fillimit të luftës
 pasi kishe qenë
 edhe në Spitalin e Sankt Gallës.
 
Desha të dërgoj te Dukagjini
 por, ti dëshiroje të përjetosh
 dhimbjet e mëdha të popullit
 ani pse trupi i lodhur
 vështirë do ta duronte
 lemeritjen e njerëzve
 nëpër tragjeditë e thekshme
 të vrasjes së qëllimtë!...
 
Kjo ishte ndarja më e dhimbshme
 përshëndeteshim
 me çdo gjë të gjallë
 që na rrethonte...
 
Nuk e dija
 pas cilës dhembje
 do të takoheshim në këngë!

 
ATDHEU IM I DYTË
 
Atdheu i ëndërrave
 ka humbur,
 atdheu im i dytë-
 
liria është shpërbërë
 ngarend
 viseve të botës
 e kthehem
 të marr frymë lirisht.
 
Buka hahet pa frikë
 me mbesat
 i kemi rosat
 të japim mbi tepricë,
 
prandaj të dua
 më shumë,
 
i qetë të të puth
 Zvicër
 në të dy sytë!...
 
 
 
NJË LETËR ME PAK FJALË
 
-Një poeti
 të panjohur
 
1.
 
Poet-
 i nderuari mik,
 
e mora letrën tënde
 me pak fjalë-
 
një shkrepëtimë dashurie
 zhgunit të pistë
 të kësaj nate
 mbi Evropë-
 
të falem!
 
2.
 
Liria është gjak
 që rrjedhë nga pak
 përderisa jetojmë
 në këtë botë të përkohshme
 me të drejtën e fjalës
 nëpër dhembje,
 
është vetë jeta
 që marrim frymë me te
 deri sa të vdesim
 duke e lëshuar
 për fundit herë-
 
i nderuari mik,
 poet!
 
3.
 
Ti kursyeke fjalët,
 e pse?!
 
Për Atdheun,
 të Bukurën
 për Njeriun e mirë
 as fjalën e gjakun
 s`do të kursejmë
 
derisa të marrim frymë
 për të fundit herë,
 
andaj kësaj udhe
 do të takohemi dikund
 patjetër,
 
Lamtumirë
 i nderuari mik,
 poet!
 
(PS.
 
 Rradhitja e poezive të mia, sipas shijes suaj, u përket juve...)

4 Kommentare:

  1. Am Afrodita nga TIRANA, i dashuri im më la për një arsye që nuk ma bëri kurrë të njohur, më bllokoi në çdo rrjet social që mund të përdorja për të kontaktuar me të. e cila më solli trishtim, u përpoqa ta kthej, por u mashtrova dy herë, derisa takova një mikun tim shumë të mirë i cili më tha se si u ndihmua nga një magjistar i mrekullueshëm i quajtur Dr Dr, pastaj i shkrova atij në WhatsApp, ai më premtoi se do të më ndihmojë dhe gjithçka do të jetë mirë në 3 ditë pasi ai bëri një magji dashurie, dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi, për ta shkurtuar historinë, për habinë time më të madhe, ish i dashuri im të kthehej tek unë pas 3 ditësh dhe duke qarë duke më kërkuar ta fal që nuk e kishte parë atë që i ndodhi, ai më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye, dhe tani ne jemi të përkryer së bashku me gëzimin dhe lumturinë, të gjitha falë Dr White, kontaktoni me të për çdo lloj magji, më besoni ai do t'ju ndihmojë të zgjidhni çdo problem që po kaloni për momentin,
    Email: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp+17168691327

    AntwortenLöschen
  2. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni martesë të qetë.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.

    AntwortenLöschen
  3. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë se Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
    1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
    3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
    5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
    Whatsapp: +2348032246310
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    AntwortenLöschen
  4. Unë dua të ndaj dëshminë time me ata që vuajnë nga palët e treta në martesën e tyre. Burri im filloi të shihte një vajzë nga blloku tjetër, unë u përballa me të për të lënë burrin tim vetëm, ajo nuk më dëgjonte dhe im shoq nuk pushonte së shkuari tek ajo edhe pasi u grindëm. gradualisht burri më la për vajzën, isha aq i frustruar sa doja të divorcohesha nga burri, sepse martesa nuk funksiononte më. Derisa pashë një koment për Dr. Ellen, se si ajo i ka ndihmuar njerëzit me marrëdhëniet dhe çështjet e martesës. Unë iu afrova asaj dhe ajo më ndihmoi të shfaq dashurinë edhe një herë në jetën time, burri im është kthyer në shtëpi, familja ime është përsëri e bashkuar. E di që shumë njerëz po vuajnë nga dhimbjet e zemrës në të njëjtën mënyrë si ndihesha atëherë, kështu që po gjej kohën për të ndarë me ata që kanë nevojë për ndihmë. kontaktoni Dr Ellen WhatsApp: +2349074881619
    Email: ellenspellcaster@gmail.com

    AntwortenLöschen