Samstag, 27. April 2013

Ismail Kadare: Poezi


MALL

Ca pika shiu ranë mbi qelq
Për ty unë befas ndjeva mall
Jetojmë të dy në të njejtin qytet
Dhe sa rrallë shihemi sa rrallë...

Dhe mu duk pak e cuditshme
Si erdhi kjo vjesht ky mëngjes
Qiejt e ngrysyr pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç mu kujtua sot për dreq
"Të zgjuarit janë bashkë në këtë botë
Kurse të fjeturit janë veç"

Në ç'ëndërr kemi rënë kaq keq
Që dot s'po zgjohemi vallë?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mallë.



MALLI I SHQIPËRISË

Më ka marrë malli për Shqipërinë tonë
Sontë, kur po kthehesha me autobuz,
Tymi i cigares "Partizani" që pinte dikush
Dridhej, kaltëronte bënte spirale,
Sikur të fshehta më thosh me gjuhën e shqiptarëve

Mua bashkeatdhetarit
Të shikoj dua mbrëmjes në rrugët e Tiranës,
Ku kam bërë dikur ndonjë marrëzi.
Dhe në rrugët ku s'kam bërë marrëzi.
Më njohin ato porta të vjetra të drunjta,
Inatin akoma do ta mbajnë,
Kokën do ta tundin,
Po unë s'do ta marr për keq,
Se malli më ka marrë.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe të thara
Gjethe të thara gjethe vjeshte,
Për të cilat krahasimet gjenden aq lehtë.

Më ka marrë malli për Shqipërinë tonë
Për atë qiell të madh, të gjërë e të thellë,
Për vrapin e kaltër të dallgëve adriatike
Për retë që në muzg si kështjella digjen,
Për alpet mjekër bardha e mjekër gjelbra,
Për netët e najlonta që nga flladet fërgëllojnë,
Për mjegullat që si indiane të kuq
muzgjeve shtegtojnë.

Për lokomotivat e kuajt,
Që të djersitur avullojnë e hungërojnë,
Për qiparisat, kopetë, e varret
Malli më ka marë, malli më ka marë,
Për shqiptarët.
Më ka marë malli e së shpejti vi atje
Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi dëshira,
Sa i largët, aq edhe i dashur je, Atdhe.

Aerodromi do të dridhet nga uturima
Mjegulla do të rrije pezull mbi humnera.
Ata që shpikën shpejtësinë reaktive
Larg Atdheut sigurisht do të kenë qenë ndonjehere.



NË PARKUN QË MBULUAN FLETËT

Në parkun q'ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti...



TI DHE HËNA

Kësaj nate me hënë të vjeshtës
Dola fushës të bredh kuturu.
Retë shtohen me vrap pa reshtur,
Hëna duket aty-këtu.

Porsi vetë mendimet e mia
Po më shtyhen ndër mënd më shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.

Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të, kurse ti
në ëndërrimet e mia pa jetë
perendim s'do të kesh kurrsesi.



KRISTAL

Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.

Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.

Në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.

Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.

3 Kommentare:

  1. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni martesë të qetë.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.

    AntwortenLöschen
  2. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë se Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
    1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
    3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
    5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
    Whatsapp: +2348032246310
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    AntwortenLöschen
  3. Unë kurrë nuk e dija se kisha një shans të madh për ta kthyer burrin tim derisa takova Dr. Ellen. Ishte shumë e vështirë për mua kur i dashuri më la për një grua tjetër. Isha i shkatërruar dhe nuk mund të shërohesha. Miqtë dhe familja e tij bënë gjithçka që mundën për të na bashkuar, por nuk funksionoi. Isha beqar për disa muaj dhe nuk mund ta shihja veten duke dashur dikë tjetër. Kështu që më duhej të kërkoja ndihmën e Dr. Ellen, e cila më dha privilegjin të sigurohesha që dëshirat e zemrës sime të realizoheshin. Na bashkoi, dashuria dhe lumturia u rikthyen. Fjalët e tij janë angazhimi i tij dhe ai nuk dorëzohet kurrë kur i premton dikujt një rezultat brenda 48 orëve, gjë që më befasoi kur doli rezultati im. Mos ngurroni të kërkoni ndihmë diku tjetër. Kontakto me të tani. Email-i i tij: ellenspellcaster@gmail.com ose WhatsApp: +2349074881619

    AntwortenLöschen