Samstag, 27. April 2013

Xhevat Latifi: Poezi



 Xhevat LATIFI

MA THUAJ NJË FJALË TË MIRË

Ma thuaj një fjalë të mirë
Të shoh qiellin në sy liqeni
Ta ndjej aromën e bukës në çerep
Te pleqëruar në odë
Ta hap një portë dheu
Më thuaj një fjalë të mirë
Se Thalia* ka intrigën aritmi moderne
Si sot, si dje ...
Qe dymijë vjet fjala e mirë nuk plaket
As gjumi nuk e zë
Një fjalë vdekjen e tremb!

Thalia*- muza e Dramës…


HELVETIA OSE TREGIMI PËR TY

Ky liqe si lot mjellme më kujton jugun
Melodi takesh vjeneze Ave Maria një shelg në breg në qiell purpur...
Zürich See një violinë çan mjegullën si mall i motrës për mungesën
Atje poshtë rruga e shtëpisë, një portë e mbetur hapur
Ky liqe ka ngjyrën e syve të urtaku
bastun i argjendtë si thinjat në mustaqe
Atje ktheheni sa herë të doni dimër e verë...
Një erë e ngrohtë ju pret me zogjtë në jug
Ky liqe ka plot zogj të trembur që enden...
Kërkojnë lisat e varreve që lëkunden nga era
Për një fjalë të mirë të ardhjes tënde...


 A DALIM NGA ËNDRRA E KEQE DHE BËJMË DASHURI?!

Shkuan një nga një poetët që i shkruanin ëndrrës së keqe
Natës së gjatë me gjeografi gurësh në varre
E di? Shkuan syhapur duke puthur dheun në pëllëmbë
Me thonj të nxjerrë dhe dej gjaku në sy
Të plasur në zemër për ëndrrën e bardhë, amanet!
E tash, a dalim nga ëndrra!?
Se “Boll Mo”... Fol...!?
Mos ma kthe kokën me një anë!
Dhe mos ma pi me fund gotën e helmit të vjetër dymijë vjet
Ndale në zverk një pikë...
A dalim nga kjo ëndërr e keqe e zezë futë!
Ec e dalim pash mu, pash ty!
bëjmë dashuri, se sall dashuri është liria...



 AZILI IM OSE STREHA KU MBAJ NË SIRTAR ËNDRRAT E MIA
Nuk është shtëpi parmakësh me grilla bojë hiri
me lisa të mëdhenj që bëjnë hije me fllad veriu
Nuk është makinë komode me rimorkio pushimi në verë
ku deti lag shkëmbinjtë e shpresës
Nuk është kështjellë me myshk kohësh dhe vija thike në mur
As libër i harruar nuk është ku ka vjersha për ujin eliksir...
As është mulli i erës se fishkëllen kohën e një dite në vjeshtë
në kodrën e vrapimit tek bari lëkundet në dashuri
Nuk është hartë ku shënjohet me kryq vendi i kutisë me ari
as lufte për Elenën ku piratohet një grua..
Sall një strehe që pret shiun e verës dhe një sirtar
me dy sy jeshile...


 MBI PULLAZ FLAMUR I VERDHË ME YJE

Tashti ti kthehesh vonë mbi pullaze antenat të kthyer në qiell
Janari i acartë flakërohet në diçka të verdhë
që gratë bëjnë yjet në shami me ojna blu
Nuk është e bardhë si qefin që burrat pështjellin kokat e thinjura..
Nuk është e kuqe si pelerina e shituar në Untergruppenbach
Me gjasë nuk ka të bëjë as me këngën “Moj e Bukura More”
As me ëndrrën e heroit të mbështjellë në kortezh
Një flamur i verdhë si ari me ngjyrë plumbi qëndron në pirg
Në fushën e mëllenjave ora e historisë i ngjan valsit vjenez
therjeve në Danub dhe letrave bizantine
gurë varesh që duken si kufij
Imzot edhe po u bashkuam nuk është Shqipëri e Madhe...




DIMRI BALLKANIK OSE PATINAZHI I VJEDHJES

Një mëngjes me borë të rikujton fëmijërinë
Parullat K. R.* vithet e lagura dhe duart që ofshajnë ngrohtësi
hundën e dordolecit e skuqur si një diplomat nordik që vjen nga Beogradi
që lë te porta Pakon e Paqes dhe ik me kaproj të trembur
nis misioni blu - EULEKS që shkon mirë me borën...
Qentë e tredhur luajnë me bojëra kravatash
tutje një maçok i kryqëzuar evropian i ri, fle me naze
Dhe ti mbetesh vetëm, në një dhomë me plot harta dhe liberalizon kufij
fole vetë me vete për qenin e Sharrit, dardanin besnik që ruante delet...
për rrugën e kombit që duhet të përfundojë në Preshevë!
Troja bëhet këngë polifonike për vjedhjen serike,
këndojnë në kor deputetët pirat si ushunjëzat,
Atdheun e shpallin ligatinë bëjnë patinazh me vijat buxhetore...
E tash kthehemi në fillim miku im! Sërish të vonuar në orën e historisë,
mësuesi nervoz ndez cigaren, fërkon ballin
i del tymi (ka frikë se do t’i dalë flaka).
ofshan në duart e ftohta...


 KASNECI I HABERIT TË MIRË MUNGON
Thinjat po presin tek dera, si një këngë e vjetër jevgjish
Në ditarin që merr turbulencë me shkronjën e parë
një grua pret në prag të shtëpisë
kafshon buzët nga hije e bardhë..
Edhe sonte pa prijësin!
Ka vdekur kali që kullot barin e kuq të Karl Marksit të dehur
Ctrl- C i kemi bërë homazh një ëndrre të mirë
kur nga fustanella e një vajze me pikla në faqe
del virgjëria, si avujt e një kuzhine në Çikagon e viteve të 30-ta
një kasnec prej Prishtine shkarravitet në lloç për të treguar se ka një ëndërr
na rren duke qeshur... duke na treguar rrugën e shtëpisë...
As sonte nuk do të vijë hanxhiu nga qyteti që s’po bëhet dot metropol
OSBE sjell kanjusha të verdha
E ne prapë i themi Evropës kurvë e vjetër
Pa e paguar kurrë haraçin e dashurisë...


 BALLKAN EXSPRESS

Këtu uji ka rrjedhë të egër pjellë shumë histori
çdo gur shenjtëron nyje biblike dhe thotë është imi
rapsodët thyejnë dhëmbët figurat nga balta …
i bëjnë heronj i tëhollojnë deri në mazë të qepës
deri në dhembje koke i hiperbolizojnë trimëritë
epet për ushtritë që kalërojnë
sa herë dehen në këngë
dhe bëjnë kërdi derisa kthehen në tel lahute
ky vend pjell monstrum për t’i ikur lëkurës
për t’u bërë Shegert i therjes së re
vraje atë që e ke pranë se tjetër soj është
vraje dhe there se ngushtë është kjo këmishë
në cep Evrope mos harro këtu matet lashtësia me
thikë me majë të saj ndërrohen toponimet
vizatohen ura në lëkurë ku kryqëzimi bëhet në
hënë të kuqe fajësia pështillet barbarisht krejt
thonjtë gjakosen në ikje në fshehje të gjurmëve
dreq e biri i dreqit vetëm në rolin e viktimës
kupton se është kull i zotit
shkarravit pastaj harta dhe mjegull
se kush kujt i ka vjedhur gurët e varrit



AFSH I CIFLUAR

Me gishtin tregues ciflohen koret e trungut
bien mbi pasqyrë përshkëllihen
më fal për lakuriqësinë thonë se është e vjetër
sa fundi dhe fillimi
ke ftohtë mermeri ta prek shpinën
streha pikë mbi trupin tënd vijëzon
karnavale - via Egnatia
për një jevge të bukur kallet kasabaja e Gjilanit
ky harem modern me ujëra nënshtretëror
ciflon diçka të amshueshme në botën e rrejshme
nëse më fal për lakuriqësinë
do të sqaroj në detaje...



QUO VADIS?

S’ka dert në je ombrellë moderne
E blerë në qendër të Bernës
nga çifutja krenare që flet me zë të lartë për alkiminë
nuk prishë punë që pika e kanës në ballë të ka mbetur
në hamamin e arabit plak
që numëron virgjëreshat në kokrra tespihesh
S’ka dert në shpina jote mbështetet në mure të lagura në tokë abstrakte
Si të jesh e nëmur nga 1001 jevgë që shesin besëtytni dhe luajnë
polka me vallen tënde të dashurisë
Ti delfin i oqeanit të poetit të çmendur që “mbrëmë fjeti me vjeshtën”
Gjumë mbretëror bën në shelgun e katedrales së Shën Gjergjit
Për një varg të çartur curril shpinës 1001 herë ia lëshon sytë dritares
Mbledh pikat e ofshamës në qelq për të larë mëkatin e ikjes...
 
_____________________
Marrë nga revista "Agmia"

1 Kommentar:

  1. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni martesë të qetë.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.

    AntwortenLöschen