Freitag, 12. April 2013

Tri poezi nga Mihallaq Qilleri

 
KUR TË ZGJOHESH..

Kur të zgjohesh ti unë nuk do jem më pranë shtratit tënd.
Në të vërtetë nuk kam fjetur me ty, as me ëndrrat e tua.
Por dje, po, pikërisht dje, ne folëm për dashurinë e frikshme
... E cila mbin në trungjet e vjetër të jetës njerëzore.
Dhe thamë se çudia vjen nga natyra dhe egoizmi i saj.

Kur të zgjohesh ti, thjesht kam nisur unë ëndërrimin,
Flokët e shpupuritur, sytë e përgjumur, buzët e shtrënguara,
Habia e realitetit tjetër, aq të hidhur sa mospasja,
Zhgënjimi i së vërtetës së shuar për një çast të turbullt,
Nuk të tresin aspak dëshirat e për ta ndjerë veten qenie njerëzore.

Kur të zgjohesh ti unë do ta ndjej këmishën farfuritëse, të zhubrosur,
Format e natës rrëfejnë magjinë duke rendur mes këmbëve dhe gjoksit,
Dëshirën për ta pasur botën tënde të humbur përsëri timen..

Kur të zgjohesh dua të më shkruash, gjatë, shumë gjatë,
Se si vërtiteshim të dy në qiejt e asgjësë frojdiane,
Puthjet të rreme, dëshirat për dashuri të pamundura,
Fjalë, fjalë pa kuptim që shpesh nuk dëgjoheshin shkoqur,
Ankthi i tretjes dhe shpërdorimit të kohës pa dimension,
Për ne banorët e së pamundurës, të shpellave prehistorike,
Si stalaktitet e stalagmitet që vazhdimisht pikojnë,
E rritin njeri-tjetrin deri në shekujt e bashkimit,
Ishin të gjitha pjella të një bote ireale të shpupuritur.

Kur të zgjohesh ti, bota me siguri do të jetë ndryshe..
Sepse unë do kem hyrë tashmë në sytë e tu të mrekullueshëm.
 
 
 
 
 
K L I T H M A

 
Për një çast, për një sprovë, për një ankth.
Nga vetvetja ika i trishtuar.
Lëkurën e unit e zhvesha me dhimbje
Dhe tej, një hap,- jo më shumë, -
Nga frika qendrova ta shihja
Këtë qenie të boshatisur në hije.

 
Për vete mbajta rrënkimet, dyshimet,
Gëzimet dhe lotët mbi shpinë ngarkuar.
Dashuritë e venitura, zilinë
E botës për bukuritë e ndjera,
Pasurinë, ambicjet, kujtimet, lirinë
Egoizmin po mbillja në toka të mjera..

 
Matanë, po vdiste një qenie pa gjak,
Po vdiste lëkura e tharë prej lëngut,
Të zemrës dhe mendjes,
Po vdiste një pjellë e llahtarshme,
E askundit, si krim i fshehur prej pengut
Po tretej ngadalë i pandëshkuar,
Aq hapur pat jetuar, aq mjeruar.

 
Më ligështonte figurina që përthyhej
Të shëmbej përtokë, e pluhurt anonte
Ekzistenca banale më ngjante pa vlerë,
Dilema të ikja më tej a të qëndroja .
Në të përjetshmen strehë vijonte..

 
Befas, befas, befas, befas,
Një zë tronditës, llahtar më thërriste
Klithma prej varrit e nënës sime gulçonte
Të rihyja në lëkurën e boshatisur të vetvetes..
Kërkonte, kërkonte..kërkonte..!
 
 
 
 
 
 
NUK E DI


Nuk e di sesa te dua, dhe kete e them sinqerisht,
Nuk e di nese bota ime e vogël nga i yti planet është përmbytur,
... Përgjithmonë tashmë, siç furria e e llavave vullkanike ndër shpate,
Rrëshqet lemerishëm, pa mëshirë, përvëluese,
Si transgresionet e hatashme mbi zemra të padjallezuara,
Apo brigje kontinetesh vijojne të shihen në ajërin e ftohtë,
Si ishujt e Arkipelagut Maddalena në Sardenjen italiane.

Nuk e di sesa të dua, e them sinqerisht,
Nuk i di thellesite e detit tënd të mrekullueshëm,
Deri ku mund të zhytem, frymë i drithëruar të marr,
Jo nga mbytja, por nga vdekja e asaj toke që puthet me qiejt,
Nuk e di, nëse dal s’andejimi përsëri i gjallë e i lumtur..

Nuk e di sesa të dua, o zemer misteresh të buta,
Fantazish të përkryera për romanca dashurish të mëdha,
Aspak si “Tristani dhe Izolta”1), por si të Marquesit romane,
As Kohërave të Kolerës 2) së tij lundruar me nje anije letre,
Të shkruar në Lumin e Madh...
Por të sherbëtorit shkrimtar mbi ndjenjat njerëzore..

Nuk e di sesa të dua, po ta them sinqerisht, butë, kaltër;
Por a ka fund madhësia e një dashurie që ta përcaktoj unë?
________________________
1)- “Tristani dhe Izolta”- roman i Joseph Bedier
2)- “Dashuri ne kohëra të kolerës”- Gabriel Garcia Marquez.

2 Kommentare:

  1. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni martesë të qetë.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.

    AntwortenLöschen
  2. Faleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im ndaloi së paraqitur dokumentet e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë. Siç thatë, i gjithë procesi i divorcit u anulua, gruaja e keqe që shkaktoi probleme në martesën time la burrin tim dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me këdo që po përballet me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +2349074881619
    Ajo është e aftë në magjitë e mëposhtme:
    * magji dashurie
    * magjitë e martesës
    * magjitë e parave
    * magjitë e bukurisë
    * Magjitë e fatit
    * Magjitë e tërheqjes seksuale
    * Magjitë e kurimit të SIDA-s
    * Magjitë e lotarisë
    * Mallkimet heqin menjëherë magjitë
    * Magjitë mbrojtëse
    * Parashikimet e Lotarisë
    * Magjitë me fat
    * Magjia e fertilitetit
    * Unaza e telekinezës 💍
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    Whatsapp +2349074881619

    AntwortenLöschen