Freitag, 12. April 2013

Tri poezi nga Lumo Kolleshi

 
NAIMI

Nje shekull e nuk ndahemi dot,
Harresa vetedigjet ne qiejt e harrimit.
Engjellor si atehere vjen shenjti driteplote,
Varrin e le bosh ne boshesine e moskuptimit.
Prej tij bejme nje çast sikur ikim,
Lekundemi si dege pa trung drejtpeshimi,
Copra te zemres prej vetes bejme t’i flakim,
Nen flaket e qiririt na i mbledh,
Me to krijon profecine e bashkimit



 FRASHER

Për ne vendlindjen e tyre nisen fjalët,
Fjalët e gjuhës që u bënë dritë.
Shpirti vjen ketu të lartojë shkallët,
Të takohet veç një çast me perënditë.

Një kupë qiell për haxhillëkun e ri,
Frashëri krahet e bredhave hap në maj.
Çdo gur të flet shqip te frashëllitja shtëpi,
Ketu Shqipëria gjen Mekën e saj.
 
 

 BEKTASHIANE

Im at me kokë i deshi frashëllinjtë,
Si një myhib i ndershëm bektashi;
Emrat e tyre gjithë dritë
I thirri me radhë te djemtë e tij.

Im at i jepte shpirt çdo guri
E tokat i bleronte veç me pemë,
Nën jastëk „Lulet e verës „ vuri
E kurrë nuk i ndau me Skënderbenë.

Im at ma rrëfente „Qerbelanë“
Fshehtas ndanë vatrës netëve të dimrit,
Në ëndërr më dilnin trembëdhjetë imamë,
I trembëdhjeti kish fytyrën e Naimit

Im at ndoqi gjurmën e Abas Aliut,
Lart në Tomorr therrte kurbanë.
Iku nga kjo botë me brengën e Samiut,
Për eshtrat që prehje atje larg nuk i kanë.

1 Kommentar:

  1. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni martesë të qetë.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.

    AntwortenLöschen