Samstag, 27. April 2013

Fehmi Ajvazi: Poezi


Fehmi AJVAZI

VJERSHË PËR KOHË TË VERDHA  

1. ( Iluzioni për jetën )

Në fillim ishte drita dhe fryma jonë
Ta dini: kurrë s’shkela në sy njeriu
As në brazdën e lëruar në shëngjergj
Në puse balte të pistë ku shiton jeta
Ora e ligë e netëve pa zogj të lirë

U rrita përgjasueshëm dhe në heshtje
Me ata që e duan zotin dhe njeriun
Në fillim kishte çdo gjë veç lirisë
Që mund të gjendej kudo dhe askund
Ishte kohë e verdhë kohë breshke
Me ritme pagane n’etër dhe mërzi
Sytë na vërboheshin si bufit persë
Prej ngjyrave të rreme të lirisë

Dita ish plotë me sponazh e lavire
Mbërthyer me trishtim dhe vdekje
Nuk lexohej Ana Franku për frymë
As Lahuta e Malcisë për rrënjë
Nga shtjella e mërzisë gjëmonte gjoli
Për jetën memece vdekja ishte zot
Ne kalbeshim: mes stinëve - mort



2. ( Legjenda në diktaturë )

U rrita me forcën e dashurisë sime
Me lëng prej kripe me mollë vjeshte
Duke u fshihur në rima të përgjakura
E zogjt fluturonin me drojë me trishtim
Dritaret e shpirtit i rrahte era e keqe
Lumturia ishte vizion festash të rreme

Ta dini: nuk thuhet me asgjë koha ime
Nuk pikturohet as nuk vihet në skenë
Nuk ka teatër t‘ia përthekoj thelbin
Veç shpirti e di dhembjen nën diktaturë

Njerëz: lumturia digjej si flutura në zjarr
Kur këndonte lorza në hije mjerimi
Shqiponja në kryq - kryqëzuar fluturonte
Te këmbët e popullit pikonte diktaturë
E kërrusej lisi nga fjalët plot mashtrim
Me temjan e përkundnin ëndrren time




3. ( Ideologjia e stepeve )

Jeta ishte legjendë e zezë në kohë
E di: s’vdisej lehtë për ideale lirie
Gjithandej deri ku brenë miza hekur
Në përvjetore festash zbrisnim në log
Me shallinjë të kuq i lidhnim fatet tona
Ata: idealet duart lotët na i kryqëzonin
Tek e fshihnin botën e tyre monstrume
Bijtë bastard të stepeve të ftohta të veriut

Lria ishte kumti ynë në gjol - rrëmujash
Andej ku vdiste pak nga pak atdheu yn’zot
Bashk me epokat e mbërthyera n’lot
Sytë na i mbulonin me imazhe të verdha
Të gjithë besonim në kohë dhe në përralla
Në përralla që ta hanin kokën për një fjalë
S’kishte qenë fjala në fillim por dhembja
Veç idealet ishin të përtejbotshme-hyjnore

Eh ynë’zot: tek i fale pushtet mërzisë
S’kishte zjarr që i djeg ëndërrat e lirisë
Ëndërrat na ngjiteshin n’lëkurë gishtave
Si hekur i skuqur agsholi fletët e limonit
Ata na thonin me mënxyra e verbëri
Ata bijtë e pushtetit të zi
Edhe zoti mund të vdes yjet qielli
Veç diktatori jo: fytyra e tij prej dielli


Kështu na thoshin dhe na poshtëronin
Kështu na gëzonin dhe na trishtonin
Për një puthje kurve për një gotë uiski
Të sjellë me përdëllesë nga botë tjetër
Deri sa binte shiu i vjeshtës n’agim
Deri sa koha e verdhë e mbulonte jetën
Në vazhdimësi të trashjes së demonit…



4. ( Fotografia e marrëzive )

Në mbrëmje ktheheshim me dritëhëne
Ktheheshim nga festa e ditës së çlirimit
Në të vërtetë ishte dita e festës së robërimit
Ktheheshim nga qyteti – me pak neonë n’sy
Nga qyteti që dridhej prej zhganit të zi
Nën parulla politike e langonjë të ri
Ktheheshim në shtëpitë tona prej letre
Mbuluar me dhembje dhe dëshpërim
Lidhur nyje me zingjirë me harrim


Të lodhur ktheheshim nga rruga - pluhur
Idilat i fshehnim brigjeve me luleshtrydhe
Si në legjendë atdheu përtypte vdekjen
Kthehshim të molisur nga rruga e jetës
Ta ruanim zemrën e fshehur e t’nxirë
Në vigjile të ditëlindjes së diktatorit
Në vigjile të festive të robërisë…

Rruga ishte e mbushur me therra e baltë
Në netët pa hënë fillonte gjuetia e re
Dhe sërish gjueti: kryqëzim e pushkatim
Me rastin e pkturimit të lirisë ndër mote
Me rastin e festive prej alte e sqote…

Kur ktheheshim e vinte mbrëmja tjetër
Në shtëpitë tona prej letre prej reshë
Hanim darkë nën dritë yjesh të përgjakur
Tutje në etër bubullonte liria e rreme
Fjala e partisë psallm vdekje n’urnë
Uragan i shpifur zjarr bastard-mitik
Deri sa vinte festa tjetër n’vijim


5. ( Romantika të befta dhe heshtje )

Nga veriu – n’jug valonte flamuri i rremë
Flamuri i lirisë së shpifur n’ Selishtë
Pastaj nën dritën e mugët shfletoja librat
Për ta pikturuar virtualisht dashurinë e re
Dhe rapsodinë e betejave t’humbura n’kohë

Prindërit pinin qaj rusi nën dritë hëne
Gjyshi pyeste për shëndetin e diktatorit
A vdiq a shpëtoi pyeste: e lutej ngadalë
Lutej të vdiste për të mirën e atdheut
Medet për kohën që vjen nesër thoshte
Medet për kopenë që e mbytën ëndrrat

Ngadal vinte e lëshohej nata flinte gjeli
Ne flinim si n’ujë n’tejbotë n’fund t’saj
Me këmbët tona lidhur n’diktaturë
Kur sosej vajguri flinim ankthshëm
Nën ritmin e lehjeve të qenve
Veç ata nuk flinin e ruanin shtëpinë

Ligatinë na bëhej zemra jeta dashuria
Dita ishte e proletarëve nata e hajdutëve
Udhëheqësve s’u dilte atdheu për meze
Ne hanim fletë doktrinash me mërzi
S’kish tjetër gjë për popullin n’sofër
Veç ca psallme të shpirtit të shenjtë
Që s’mjaftonin të shpëtonim gjallë
Shtëpia e lëshonte shiun frymën
Lageshin breznitë mërdhnte liria
Lageshin fletat e librave ëndrrat dashuria
Idealet tona nën ritmet pagane gjëmonin
Obelisku i lirisë digjej: librat, vaji, kripa...

Masandej: ëndrrat u kthyen në hone
Të thella sa detet e lotëve n’kryqëzim
Do të shtrydhet si limoni liria bastarde
E sjellë nga viset e akullta nga stepet
Me perfiditet me copëra flamujsh t‘rremë
Flamuj që u vinte era mut një ditë larg

Ngadalë mërzia u bë shteg shpërthimi
Nga zemra në zemër ringjallej pendimi
Dikush tha: ky është mashtrimi - ferrnaja
Zbrisni në log se fjala po zgjohet gjoli
Se zotrat po e trazohen si moti...




6. ( Ringjallje në kohë )

Do të zbresim në logun e shpërthimit
Ta shtrydhim si limoni lirinë në bronx
Thoshin: gjaku i zi janë lidhni n’pranga
Veç diktatori z‘u e t’dridhej e t’fshihej
Nunët e tij s’i zinte gjumi vërdallë
Deri sa ai pëshurrej e pastaj shtrihej
Deri sa i mbaronte orët e sexit bastard
Deri sa ngopej hajnisht me zemrat tona

Unë dilja mbrëmjeve të vona n’lamë
T’i vështroja dritat poshtë n’rrafsh
T’i dëgjoja lajmet ta kundroja kohën
Orët e përtejbotshme t’i kuptoja
Nese pranverë kishte diku tjetër
Nëse jeta fillonte e mbaronte n’Selishtë

Veç bota ish si ne-ne ishim si bota
Një ditë diktatori vdiq bashkë me lirinë
S’ish liri-ishte n’jaj qiell pa re dhe shi
Ishte jeta jonë mbuluar me mërzi
Njerëzit u përulën qanë u veshën zi
Shkruan poema udhëtuan te varri i tij




ATJE KU TI TASH JETON...
(Heroit)

Atje ku t’i tash jeton është mbretëri e re
Legjione të kthyera në mort-sfidon
T’u ka ringjallë jeta në të madhin atdhe
Krejt si yll mëngjesi-krejt si medalon

Atje ku t’i tash jeton është stina me yje
Diktatura këndej ka shumë-si akeront
Eh sa ishe këndej të mungonte ky atdhe
Bërë nga bubullimat-bërë nga gjak e lot

Atje ku t’i tash jeton është koha legjendë
Liria është punë e madhe- sa vetë jeta
Sa ishe këndej t’i thurje një eden
Për gur dhe shqiponja-për breza

Atje ku t’i tash jeton na sheh si nga olimpi
Në mbretërinë e dalzotësve-therorë
Është bota e andejshme dhe t’i mirë e di
Po ti je atje-për ne mburojë…




STRUKTURA E SHPIRTIT

Varka e Noas vinte e mbyllur, e lidhur
Të gjente një fillim të ri, një tokë me jetë
T’i kthehej Zotit të vërtetë…

E sillnin erërat e Diellit ciklonet e Zjarrit
Te këmbët tona të zbarkonte
Shpirtin njerëzorë nga zhbërja
ta shpëtonte…

Ishte thënë të rigonte, të ringjallej
Gjaku ynë n’gjenezë…
Drita kurrë mos t’shkymej
Nga shtjellë e natës së zezë

Hyji tha: e pafund është dashuria
Përballë çmendurisë dhe trishtimit
Përballë mëkatit dhe pendimit

Varka e Noas s’ishte mashtrim
As lëngatë rrënimi…
Toka jonë e Premtuar ish
E bukur, e pafund s’i qielli…

Edhe sot: dyzim e lot derdhen kohëve
Ujët na soset ngadalë kur bota bie në heshtje
Në tundim,
Në rrënim…

Veq ti duhet të vazhdosh, të udhëtosh
Lirinë tonë gjithmonë ta bekoshë
Lutjet e vjetra të gjakut njerëzorë
Pafundësisht t’i bashkosh…

2 Kommentare:

  1. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni martesë të qetë.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.

    AntwortenLöschen
  2. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë se Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
    1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
    3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
    5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
    Whatsapp: +2348032246310
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    AntwortenLöschen