Samstag, 27. April 2013
Mirko Gashi: Poezi
Mirko Gashi
URA E MASKATARIT
Ilan, ilan –
na quanin asokohe
në Gjilan
e ne
vërtetë
ishim astritë
nëpër pyje
le e rritë
S’ndodhte kjo në teatër
ata
pa maska të arit
kudo nëpër Karadak
derdhën gjak
në çdo vatër
Shkrepnin vetëtimat
S’ndodhte kjo në teatër
trishtoheshin jetimat
rrufetë shkretëtonin
mal e fushë
ujin turbullonin
një vetëtimë
një rrufe
një lis për toke
një rrudhë
e nënës loke
trishtim – qumësht
për çdo jetim
Me dekada e tëhu
në këtë urë
kokat
na ngulnin në hu
Kjo urë
s’u ndërtua me gurë
po me lisa të prerë
Pas çdo lisi të prerë
zgjohej nga një erë
më pare stuhi
e pastaj puhi
që ndjell pranverë
Ilan, ilan –
na quanin askokohe
në Gjilan
e ne vërtetë
ishim astritë
nëpër male
le e rritë
Në bebëzat
e të parëve të mi
u zgjua e bardha agmi
pushka krisi
u mboll lisi
u zhduke ferri
lëshoi kushtrimin
Idriz Seferi.
NISIA E DASHURISË - ATLANTIDA IME
Hëna lëshoi rrjetën
qyteti vazhdoi jetën
në muzgun e parë
si në zgjua
jeta vloi
të dashuruarit në çdo hap
bluanin
drithin e dashurisë
e zemra ime
vaj e në vaj si zurkajë
a në këtë moshë
me dashuri s’u josh
jetoja pa mostra
bëja zustra
me çdo varg
shkoja larg
e më larg
shkrova
për renë e zezë
shkorva edhe
për nënën Terezë
por jo edhe këtë këngë
jetoja zi e më zi
skamnor e I pasur
por I tëri në poezi
tavern
më çeli
kaverna
në çdo tavern
ngaq një kavernë
po qe besa
s’më la shpresa
se një herë në jetë
do të më pariqitet
ajo kometë
e Halejit
prej tavernës
më shpien në orë letrare
atje poezia ime
qe abetare
e jetës së shkretë
e jetës së vërtetë
dhe aty
në odeonn e diturisë
zë filli I dashurisë
e gjeta
në syrin e qiellit
në zenitin e diellit
në orën e gjelit
nëpër tingujt e lahutës
me ata sytë e sutës
erdhi në livadhin tim
dre o dre
i pafre
Sa gjumin e pamatur e kisha pasur
dora dorës
zemra zemrës
me baticë i mbushur uri
për dashuri
unë urithi
pashë kometën e Halejit
u harruan tavernat
u mbyllën kavernat
në prehërin e hënës
sa e lumtur
m’ishte jeta
edhe në shpirtin tim
tashti zbriti bleta
dre o dre
i pafre
zemra jote dorë
luan
daullen kraharor
Eta nuk m’ishte vetëm floçkë
ajo m’ishte loçkë
ar
thesar
dre o dre
I pafre
zemra jote dorë
luan
daullen kraharor
kush është Ikari
kush Amstrongu
u dëgjua gongu
pa fijen e romantikës
do ta pushtj
yllin më të largët
të Galaktikës
t’ia dhuroj
Etës floçkë
Etës loçkë
klithën yjet
nga gëzimi
i saj dhe imi
ajo Rrushë
imja
jo e Rexhës
i largoi
pas ferexhes
së reve
pastaj diku larg
pelat hingëlluan
qentë kuitën
arat e thara
të dashurisë
s’u ujitën
kush na bëri magji
lanetit i dha gji
treti Eta
u zhduk drenusha
vajti nuse Rrusha
mua fati
Rexhen ati
mua ylli im i fatit
Rexhën thundra e atit
diku lart flet një alt
Eta Eta
e ajo Mauthia
Etaaa
e unë e hëna
vajtojmë
luajmë etida
ç’u bë nisia
ku është Atlantida
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
AntwortenLöschen*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni martesë të qetë.
*Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.
Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.
AntwortenLöschenBurri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë se Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.
Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
Whatsapp: +2348032246310
Email: dawnacuna314@gmail.com